Pagat, SASHK-u kërkon rritje më të lartë se 10%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë javë ose javën që vjen, anëtarët e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do ta japin fjalën përfundimtare nëse do të pranojnë rritjen e pagave prej 10 % për punonjësit në arsim.

Kështu deklaroi kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov pas takimit dy orësh me kryetarët e këshillave drejtues të kësaj sindikate dhe ministrin e Arsimit, Arbër Ademi.

Nedellkov, tha se kërkohet rritje më e lartë se 10 % por pa saktësuar përqindjen dhe që rritja e pagave të nis nga janari i vitit të ardhshëm dhe jo nga muaji prill siç u paralajmërua një ditë më parë nga ministri Ademi./Alsat/

Share This Article