Save the Children: Në Mozambik po vriten fëmijët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e ndihmës “Save the Children” ka thënë se militantët islamikë kanë prerë koka fëmijësh të moshës 11-vjeçare në provincën veriore të Mozambikut, Cabo Delgado.

Një grua i tha Agjencisë së djali i saj është vrarë afër vendit ku janë të fshehur edhe fëmijët e tjerë.

Mbi 2.500 njerëz janë vrarë dhe 700.000 janë dëbuar nga shtëpitë e tyre që nga kryengritja islamike kur kishte filluar në 2017. Militantët, siç shkruan BBC, janë të lidhur me grupin Shteti Islamik.

“Atë natë fshati ynë u sulmua dhe shtëpitë u dogjën. Kur filloi gjithçka, unë isha në shtëpi me katër fëmijët e mi. Ne u përpoqëm të shpëtonim në pyll, por ata morën djalin tim të madh dhe ia prenë kokën. Në nuk mund të bënim asgjë sepse edhe ne do të vriteshim”, ka rrëfyer një grua për tmerrin e përjetuar.

Chance Briggs, drejtori i vendit të “Save the Children” në Mozambik, tha se raportet e sulmeve ndaj fëmijëve “na sëmurin deri në thelb”.

“Stafi ynë është përlotur kur ka dëgjuar historitë e vuajtjeve të treguara nga nënat në kampet e zhvendosjes,” tha ai.

“Kjo dhunë duhet të ndalet dhe familjet e zhvendosura duhet të mbështeten”, ka shtuar Briggs.

Share This Article