Gjermania ka pësuar humbje befasuese në ndeshjen e parë të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, pasi u mposht nga Japonia me rikthim 1-2.
Gjermanët tani rrezikojnë seriozisht kalimin e grupit dhe për të kaluar tutje i duhen dy fitore, ndaj Spanjës dhe Kosta Rikës.
Por në ditën e ndeshjes ndaj Spanjës, ish-mesfushori gjerman, legjenda Bastian Scheweinsteiger ka kritikuar ashpër mbrojtjen e ‘pancerëve’.
Legjenda gjermane e ka quajtur ndeshje të shëmtuar atë përballë Japonisë, derisa mbrojtësit qendrorë kanë qenë më të akuzuarit.
“Zhgënjimi nuk mund të mos jetë prezent pas saj shfaqjeje të shëmtuar, aty ku mbrojtja ishte katastrofë. Nico Schlotterbeck, Niklas Sule e Atnonio Rudiger nuk ishin në gjendje të realizonin pasa elementarë”.
“Ky është detaj shumë i rëndësishëm për t’u analizuar me kujdes, aq më pak ku faktori kohë është i limituar”.
Tutje ish-kampioni i Botës me Gjermaninë në vitin 2014 ka thënë në ARD se nëse nuk ndryshohet ndonjë gjë, atëherë ndaj Spanjës gjermanët nuk kanë fare gjasa.
“Një nivel i tillë është i papranueshëm në turne si Kupa e Botës. Rivali i ardhshëm ka doza më të larta rrezikshmërie në çdo aspekt. Nëse nuk ka përmirësim apo zëvendësime në pozicione të caktuara, shanset përballë Spanjës janë zero”, tha Schweinsteiger.