Schick ia siguron fitoren Çekisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Patrik Schick ka shënuar dy gola të bukur për t’ia siguruar fitoren Çekisë në ndeshjen e saj hapëse në Euro 2020. Çekia fitoi 2:0 ndaj Skocisë, të hënën pasdite.

Schick fillimisht realizoi me kokë në minutën e 42-të për 1:0. Ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 52-të me goditje thuajse nga gjysma e fushës. Ishte goli më i bukur në Euro 2020 deri më tani.

Schick është bërë lojtar i parë që ka shënuar dy gola për Çekinë që kur këtë e bëri Milan Barosh në qershor 2004. Skocia e Çekia janë pjesë e grupit D.

Share This Article