Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë shumë dhe se Perëndimi do të qëndrojë krah saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Sipas tij, Perëndimi duhet ta përshtatë politikën e saj pasi që lufta në Ukrainë mund të zgjasë shumë dhe se do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Ne duhet të përgatitemi që akti rus mund të zgjasë për një kohë të gjatë”, tha Scholz, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Scholz vuri në dukje se Gjermanisë do të vijojë të mbështesë Ukrainës. Ndërsa shpjegoi se NATO nuk do të bëhet palë në këtë konflikt.
“Gjermania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, është e qartë se NATO nuk do të bëhet palë në konflikt”, vuri në dukje Scholz.
Ndërkaq, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, NATO ka theksuar në vijimësi se nuk do të jetë palë e kësaj lufte, edhe pse mbështetja ushtarake nga Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka munguar për Ukrainën.