Scholz: Traktatet për Brexit duhet të respektohen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
An EU Flag flown by an anti-Brexit protester is seen with a Union Flag set on a flag pole in Parliament sq1uare in front of the Houses of Parliament in London on January 30, 2020. - Britain will leave the European Union formally at 2300GMT on January 31, 2020. (Photo by Tolga AKMEN / AFP)

raktatet duhet të respektohen, theksoi sot ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, në reagim të projektligjit të Britanisë së Madhe që vë në pikëpyetje disa nga angazhimet e saj për Brexit.

“Është e qartë që secili t’i përmbahet asaj që ka pranuar tashmë”, nënvizoi zyrtari gjerman, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e radhës së Bashkimit Europian.

Scholz u shpreh pas mbërritjen në një takim të ministrave europianë të Financave në Berlin.

Teksti britanik, që Londra përjashton ta tërheqë pavarësisht kërcënimeve për veprime ligjore nga BE, kërkon rishikimin e disa angazhimeve të marra në kuadër të marrëveshjes së tërheqjes, nënshkruar në fillim të vitit me Brukselin.

Propozimi, që përfshin protokollin e negociuar për të shmangur rikthimin e një kufiri në ishullin e Irlandës, vështirëson akoma më shumë diskutimet e nisura që prej marsit në kuadër të një marrëveshjeje për marrëdhënien e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Ministri irlandez i Financave, Paschal Donohoe nënvizoi përveç të tjerave se respektimi i traktateve përbën një kusht paraprak për çdo marrëdhënie të ardhshme.

Share This Article