ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 2 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 6 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 6 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 6 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Schütz: Gjermania angazhohet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë

albnews by albnews
4 November, 2021
in Albania
0
Schütz: Gjermania angazhohet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E ngarkuara pranë Ministrisë së Jashtme Federale për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës, Susanne Schütz, deklaroi sot se integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE ka rëndësi të madhe për Gjermaninë.

Me rastin e bisedimeve të sotme në kuadër të konsultimeve të përvitshme qeveritare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, e ngarkuara për rajonin, Susanne Schütz shprehu kënaqësinë, që pas periudhës si ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri, të ndodhet sërish në Tiranë. Ajo njoftoi se dje dhe sot ka zhvilluar biseda të mira me kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka, me përfaqësues të Partisë Demokratike etj.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

“Në këtë kontekst mesazhi ynë vazhdon të jetë i qartë: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka rëndësi të madhe për Gjermaninë. Këtë e theksoi edhe njëherë me vizitën e saj në shtator Kancelarja Federale Merkel dhe kjo nuk do të ndryshojë as me Qeverinë e re Federale. Kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në Shqipëria i ka përmbushur. Ndaj Qeveria Federale angazhohet me forcë brenda BE-së që bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt të jetë e mundur.  Po kështu Qeveria Federale mbështet intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë të veçantë jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili synon realizimin e transportit të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Schütz.

Po ashtu, Schütz ka përshëndetur kthimin e opozitës në Parlament për vijimin e reformave.

“Përshëndes kthimin e deputetëve të partive opozitare në parlament. Për vijimin e reformës në drejtësi, për përshtatjen e kodit zgjedhor, por edhe për një sërë projektesh të tjera do të jetë i nevojshëm bashkëpunimi konstruktiv i qeverisë dhe opozitës, në mënyrë që të ecet më tej në rrugën drejt Evropës. Po kështu duhet të vijojnë më tej edhe reforma në administratë, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngritja e strukturave efikase të koordinimit me BE-në është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e bisedimeve të anëtarësimit, por edhe tani, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit si dhe shfrytëzimin efektiv të instrumenteve të shumtë që vihen në dispozicion prej BE-së dhe shteteve të saj anëtare”, tha Schütz.

Gjithashtu, Schütz  shprehet se “Gjermania do të vazhdojë të mbështesë dhe plotësojë më tej me projekte dypalëshe punën e Bashkimit Evropian si një partner strategjik, i besueshëm dhe solidar i Shqipërisë. Kam ndërmend këtu në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e ngushtë të dy vendeve tona në mbrojtje të klimës dhe mejdisit, në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, në zbatimin e reformës në drejtësi, në fushat e kulturës dhe arsimit, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën.”

Susanne Schütz është e ngarkuar pranë Ministrisë së Jashtme Federale për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës. Në periudhën 2016 – 2019 ajo ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Tiranë. /ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result