Së paku 13 të vdekur e 13 të zhdukur nga vërshimet në Korenë Jugore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet e mëdha të shiut për disa ditë në Korenë Jugore kanë shkaktuar 13 viktima. Për më tepër, 13 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur dhe mbi një mijë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rastet fatale raportohet se u shkaktuan nga rrëshqitja e dheut dhe vërshimi i veturave nga uji. Sipas zyrtarëve, mbi 5,700 hektarë tokë bujqësore dhe pjesë të autostradave janë mbuluar me ujë, shkruan “Reuters”.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in pritet të mbajë një takim emergjent të martën pasi një ditë më parë bëri thirrje për autoritetet qendrore dhe rajonale që t’i bëjnë të gjitha përpjekjet për ta parandaluar rritjen e numrit të viktimave.

Ekipet e punëtorëve të martën i bënë të qarkullueshme shumicën e rrugëve dhe urave përgjatë lumit Han në pjesën qendrore të Seulit, që kishin shkaktuar mbyllje të trafikut dhe dëmtim të infrastrukturës.

Në Korenë Veriore, mediet shtetërore gjithashtu paralajmëruan për vërshime të mundshme, duke thënë se disa rajone po përballen me reshje të mëdha të shiut.

Një agjenci e lajmeve në Korenë Jugore raportoi se Koreja Veriore i ka hapur portat e një dige të hënën pa njoftim paraprak për shtetin fqinj.

Share This Article