Së paku 20 të vdekur nga rrëmuja në një stadium të Tanzanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një rrëmuje që ndodhi në një stadium të Tanzanisë, tha një zyrtar qeveritar i këtij shteti afrikan.

Qindra njerëz të ndodhur në stadium të shtunën në mbrëmje afër malit Kilimanjaro e shtypën njëri-tjetrin përderisa mundoheshin të lyheshin me vajin për të cilin besonin se është i shenjtë.

“Njëzet persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë lënduar në këtë incident”, tha komisioneri i rajonit Moshi, Kippi Warioba. Ai shtoi se në mesin e personave të vdekur janë  pesë fëmijë.

“Tollovia ndodhi kur besimtarët po përpiqeshin të lyheshin me vajin e bekuar”, tha Warioba.

Shërbyesi kishtar Boniface Mwamposa ka tërhequr turma të mëdha të njerëzve pasi premtoi se ata do të kenë mirëqenie dhe shërim nga sëmundjet, nëse ecin mbi të ashtuquajturin vaj i shenjtë.

Autoritetet besojnë se numri i viktimave mund të rritet për shkak të grumbullit të madh të njerëzve që ndodheshin në stadium dhe errësirës së dendur, shkruan “Reuters”.

Në Tanzani kohëve të fundit është shtuar numri i predikuesve që premtojnë mirëqenie dhe mrekulli në shërimin e sëmundjeve.

Share This Article