Së paku 22 persona kanë vdekur dhe dhjetëra rezultojnë të humbur pas vërshimeve në shtetin amerikan Tennessee, raporton BBC.
Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar më tepër se 50 persona në Humphreys County, që gjendet në perëndim të Nashvillet.
Vërshimet rekorde kanë nisur të shtunën, ndërsa janë vërshuar rrugët dhe kanë rënë nga funksioni në disa zona rrjeti elektrik dhe ai telefonik.
Punonjësit e emergjencës janë duke kërkuar derë-më-derë në zonat e goditura më së rëndi, ndërsa trupat e shpëtimit po kërkojnë edhe në rrënoja të shtëpive që janë shkatërruar.
Emrat e personave të humbur janë vendosur në qendrën e emergjencës në Humphreys County, ku familjarët po i druhen më të keqes.
Në faqen në Facebook të Humphreys County njerëzit kanë kërkuar informata për familjarët apo shokët që rezultojnë të zhdukur.