Së paku 30 të vdekur nga zjarri në një traget të madh në Bangladesh (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ë paktën 30 persona kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar, pasi një traget i ngarkuar u përfshi nga zjarri në jug të Bangladeshit, thanë zyrtarët vendës.

Zjarri në anijen me tri kate filloi kur mjeti ishte afër qytezës Jhalakathi, përderisa trageti po lundronte nga kryeqyteti Daka drejt qytezës Barguna, shkruan BBC.

Disa nga viktimat u mbytën në ujë, pasi kërcyen nga trageti në përpjekje për të shpëtuar nga zjarri. Numri i viktimave ka gjasë të rritet, sepse shumë pasagjerë kanë pësuar djegie të rënda.

“Trageti me tri kate, Obhijan 10, u përfshi nga zjarri në mes të lumit. Kemi nxjerrë 32 trupa. Numri i të vdekurve mund të rritet. Shumica vdiqën nga zjarri dhe disa nga mbytja në ujë, pasi kërcyen në lumë”, tha komandanti i policisë lokale, Moinul Islam, për agjencinë “AFP”. Raportohet se në traget ndodheshin rreth 500 persona.

Aksidentet me tragete nuk janë të rralla në Bangladesh. Faji për to u lihet mirëmbajtjes së dobët, standardeve jo të duhura të sigurisë dhe mbingarkesës.

Share This Article