Së paku 74 imigrantë humbin jetën nga përmbytja e anijes afër Libisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku 74 imigrantë vdiqën të enjten pasi barka në të cilën ndodheshin u fundos afër bregdetit të qytetit Khums të Libisë, bëri të ditur Organizata Ndërkombëtare e Migrimit e Kombeve të Bashkuara.

“Raportohet se në anije ndodheshin mbi 120 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë. Dyzet e shtatë të mbijetuar janë kthyer në breg nga roja bregdetare dhe peshkatarët, ndërsa 31 trupa të viktimave janë nxjerrë nga uji. Kërkimi për viktimat tjera po vazhdon”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

Më tej, kjo organizatë tha se së paku 19 persona, përfshirë dy fëmijë, u mbytën në ujë pasi dy barka u përmbytën në pjesën qendrore të Detit Mesdhe, ndërsa organizata joqeveritare “Open Arms” i shpëtoi mbi 200 imigrantë të tjerë në tri operacione.

Ky është rasti i dytë i rëndë i përmbytjes së imigrantëve në dy muajt e fundit. Në tetor, së paku 140 imigrantë u mbytën në ujë afër bregdetit të Senegalit, që IOM-i e cilësoi si rastin më të rëndë të këtij lloji gjatë vitit 2020.

Anija në të cilën ndodheshin rreth 200 persona, ishte nisur drejt Ishujve Kanarine të Spanjës. Ajo u përfshi nga zjarri disa orë pasi u nis nga qyteza Mbour në Senegalin perëndimor.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit, së paku 900 persona janë mbytur në ujë gjatë vitit 2020 në Detin Mesdhe duke u munduar që të arrijnë në Evropë. Disa prej këtyre viktimave janë mbytur për shkak të vonesave në operacionet e shpëtimit.

Share This Article