Së paku dy të vdekur në sulmin në Quebec të Kanadasë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së paku dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm në qytetin kanadez Quebec, shkruan BBC.

Policia i ka thënë qytetarëve të qëndrojnë brenda, pasi një person “me veshje mesjetare” ka sulmuar disa persona me një mjet të mprehtë të shtunën mbrëma.

Një person në mesin e 20-ave është arrestuar pak para orës 01:00 të dielën, me kohë lokale.

Por qytetarëve ende po i thuhet të qëndrojnë mbyllur derisa po vazhdojnë hetimet.

Sulmi nga ndodhur në Parliament Hill në një lagje historike në Quebec. Raportimet e para rreth incidentit kanë qarkulluar në orën 22:30 me kohë lokale.

Pas arrestimit nga policia në parkun biznesor “Espace 400e”, personi është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Share This Article