“Së shpejti”- Arbana Osmani kthehet në ekran, po me cilin projekt? Ja çfarë zbuloi postim i fundit i saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moderatorja Arbana Osmani është komentuar shumë së fundmi për projektet e saj në televizion, që prej përfundimit të edicionit të fundit të Big Brother Vip.

Shumë shpejt nisën aludimet se ajo mund të mos ishte moderatorja e edicionit të ardhshëm që pritet të nisë në Janar të 2024.

Megjithatë, ndërsa burimet thonë se ky edicion mund t’i besohet Ledion Liços, Arbana herë pas herë ka dhuruar copëza për ndjekësit e saj, duke i lënë të ditur se shumë shpejt do të kthehet në ekran.

Edhe në postimin e fundit, ndërsa një ndjekëse ka pistuar një fragment nga koha kur moderatorja prezantonte “Dua të të bëj të lumtur”, ajo ka shkruar “Së shpejti”.

Share This Article