Së shpejti “BBV3”, ja personazhet që përfliten se do të jenë pjesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shmta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët.

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për persosnazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.

Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.

Share This Article