Së shpejti derbi i kampionëve Itali – Argjentinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionia e Evropës, Italia, dhe kampionia e Amerikës Jugore, Argjentina, do të përballen në një ndeshje miqësore spektakolare në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli.

Sipas New York Times, bisedimet për zhvillimin e asaj që praktikisht do të ishte një kupe interkontinentale kanë shënuar përparim të dukshëm.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian 2020 të dielën, pasi e mundi Anglinë 3:2 në penallti, në një ndeshje dramatike në tokën angleze, Wembley.

Paraprakisht, Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës, për herë të parë në 28 vitet e fundit, pasi e mposhti 1:0 Brazilin në finalen e Maracanas në Rio de Janiero.Reklamë

Takimi mes tyre do të jetë miqësor, por një mundësi fanstatike për t’i parë kampionen e Evropës duke u përballur me kampionen e Amerikës Jugore.  

Hera e fundit kur Italia dhe Argjentina u takuan ishte në një ndeshje gjysmëfinale në Kupën e Botës 1990. Në atë kohë, Maradona ishte kapiten i Argjentinës.

Pas vdekjes së tij vitin e kaluar, stadiumi i Napolit San Paolo e mori emrin e tij. 

https://twitter.com/tariqpanja/status/1415039878295851010?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1415039878295851010%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fitali-argjentine-kampionia-e-evropes-kunder-kampiones-se-amerikes-jugore-se-shpejti%2F
Share This Article