Seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me 116 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur është miratuar raporti i Komisionit për Verifikim të Mandateve. Komisioni i përbërë nga kryetarja Jagoda Shahparska, anëtarët Izet Mexhiti, Blagica Lashkovska, Sonja Mirakovska dhe Sadije Sadiki Shaqiri në raportin e tyre nuk ka vërejtje për asnjë nga 120 deputetët prej përbërjes së re të Kuvendit.

Pas votimit, udhëheqësi i seancës Talat Xhaferi njoftoi se përbërja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të varet nga zhvillimet politike. Ndryshe, Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime duhet iniciuar me nënshkrimin e 10 deputetëve.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Kuvendin do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi, ndërsa si zëvendës të tij në seancën e sotme u zgjodhën Goran Misoski dhe Florijan Besimi.

Share This Article