Seanca maratonë, mazhoranca miraton me 83 vota pr.buxhetin 2026, opozita del kundër. Sinaj nuk voton “Paqen Fiskale”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tensioneve, diskutimeve dhe debateve të gjata, seanca maratonë e Kuvendit u përmbyll me miratimin e projektbuxhetit 2026 vetëm me votat e mazhorancës.

Seanca, që zgjati rreth 16 orë dhe përfundoi, miratoi në parim buxhetin prej 8.8 miliardë eurosh dhe tetë projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

Projektbuxheti mori 83 votat e deputetëve socialistë, ndërsa deputetët e pranishëm të opozitës votuan plotësisht kundër. Brenda radhëve të PS pati vetëm një largim nga linja e grupit, deputeti Vullnet Sinaj, i cili abstenoi në dy prej votimeve të projektligjeve që lidheshin me “Paqen Fiskale”.

Pak para votimit të pr.ligjit për buxhetin e 2026-ës, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri u bëri tthirje deputetëve që të mps e votonin këtë projektligj, pasi sipas tij është “vazhdimësi e një qeverisje që sot ka vendosur të kjapë pushin politk përmes lidhejve të pushtetit ekonomik., Ndaj vota kundër ëhstë vota e duhur ndaj tij”, deklaroi deputeti Kapri.

Rezultatet e votimeve për 9 projektligjet:

Prezenca: 112

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 83 vota pro, 31 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” 83 pro, 32 vota kundër

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar 82 pro, 32 kundër

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar 83 pro, 32 kundër

Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale” 82 pro, 32 kundër

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” 83 pro, 31 kundër

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë” 82 pro, 30 kundër

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026” 83 vota pro, 32 kundër

Share This Article