Seanca për masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi zhvillohet të hënën. Për Sali Berishën, në gjykatë nuk ka vajtur…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, pritet të dalë gjatë së hënës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Ata janë vënë nën akuzë për të ashtuquajturën e afera e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore. Ndërkaq,

Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Ndaj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Share This Article