Seanca për rrëzimin e Qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të inicohet mocioni i votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ky mocion është inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila edhe vetë është pjesë e Qeverisë.

Këtë nismë të LDK-së nuk e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e LDK-së. Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, mocionin e ka kundërshtuar, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK-së. Madje, gjatë ditës së djeshme, Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë deputetët të votojnë kundër mocionit.

Kujtojmë se ky vendim i LDK-së ka ardhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

https://video.gjirafa.com/zeri

Share This Article