Seanca vendimtare për Lapajn, Kolegji vendos të hënën për fatin e mandatit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seanca vendimtare për fatin e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvillohet të hënën në orën 10:00 në Kolegjin Zgjedhor.

Kreu i subjektit politik Adriatik Lapaj ka depozituar më 4 gusht një ankim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, duke kontestuar vendimet e KQZ dhe KAS që e lënë jashtë Kuvendit.

Lapaj  kërkon të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale për qarkun e Tiranës dhe mosnjohjen si të vlefshme dorëheqjet e 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni dhe Kleana Xhuveli.

Më 23 korrik, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që mandati i vetëm i fituar nga Nisma “Shqipëria Bëhet” t’i jepet Kleana Xhuvelit e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit. Por më 30 korrik, KAS rrëzoi këtë vendim dhe mandati iu kalua të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko, duke anuluar vendimin paraprak dhe dorëheqjet.

Seanca e 25 gushtit do të vendosë nëse Adriatik Lapaj do të hyjë në Kuvend, duke përcaktuar fatin e mandatit dhe interpretimin e rregullave për listat e hapura dhe mbyllura.

Share This Article