Seancë gjyqësore për marrjen në pyetje të Sali Berishes, caktohet data dhe ora

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje gjatë së martës në orën 14:00. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një seancë të posaçme ku Berisha do të merrej në pyetje si person nën hetim.

Ndërsa ende nuk ka një vendim nga Parlamenti dhe Berisha ka deklaruar më herët se nuk e njeh vendimin e Gjykatës, ende nuk dihet nëse do t’i përgjigjet kësaj kërkese.

Seanca është caktuar ndërkohë që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet prapa hekurave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Atje janë ndërtuar disa kulla. Ndaj Berishës, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi i pasaportës për të dalë nga vendi.

Share This Article