Bota
Seanti amerikan voton për thirrjen e dëshmitarëve në gjyqin ndaj ish-presidentit Trump
Senatorët votuan të shtunën për të vlerësuar mundësinë e thirrjes së dëshmitarëve në gjyqin ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Ky zhvillim duket se do të zgjasë procedurat të cilat vetëm disa orë më parë dukeshin se po shkonin drejt përfundimit të shpejtë të gjykimit dhe drejt një votimi rreth akuzës së ngritur ndaj ish-presidentit për nxitje të rebelimit vdekjeprurës në Kapitol.
Lufta e minutës së fundit për dëshmitarët pason zbulimet e së premtes në mbrëmje nga një ligjvënës republikan i Dhomës së Përfqësuesve në lidhje me një telefonatë të nxehtë në ditën e trazirave mes zotit Trump dhe udhëheqësit të pakicës së kësaj dhome Kevin McCarthy, që demokratët thonë se është dëshmia e indiferencën së zotit Trump ndaj dhunës.
Procesi gjyqësor u ndalën papritmas të shtunën në mëngjes dhe madje edhe senatorë dukeshin të hutuar për hapat e ardhshëm.
Gjykime të kësaj natyre në Senat janë të rralla, veçanërisht për një president, dhe rregullat negociohen për secilin në fillim të procesit. Sipas marrëveshjes së arritur nga palët lidhur me procesin e gjykimit të zotit Trump, thuhej se nëse senatorët bien dakord të dëgjojnë dëshmitarë, kjo do të pasohet nga një votim për të dëgjuar dëshmi shtesë.
Ndërkohë, udhëheqësi republikan Mitch McConnell e ka bërë tashmë të qartë se ai do të votojë për ta liruar zotin Trump nga akuza, sipas një personi në dijeni të qëndrimit të tij. Parë nga ky këndvështrim, pikëpamja e udhëheqësit të republikanëve mund të ndikojë tek të tjerë anëtarë të partisë së tij.
Ndërsa demokratët pritet të votojnë për fajësimin e ish-presidentin, gjasat janë të mëdha që ai të shpallet i pafajshëm në dhomën prej 100 anëtarët të ndarë 50 me 50 mes palëve. Që zoti Trump të shpallej fajtor mbi akuzën e ngritur do të nevojiteshin votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit.
Gjyqi në Senat ka nxjerrë në pah rrezikun e jashtëzakonshëm me të cilin u përballën ligjvënësit më 6 janar, ndërsa zoti Trump u bëri thirrje ndjekësve të tij të marshonin drejt Kapitolit, në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të çertifikonin ditoren e tij ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.Si pasojë pesë persona humbën jetën.
Pamje filmike të marra nga kamerat e sigurisë të cilat u paraqitën gjatë procesit të gjykimit tregonin se protestuesit ishin afruar shumë pranë e duke vendosur në rrezik ligjvënësit ndërsa ata po evakuoeshin nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Në shënjestër të protestuesve ishte edhe Nënpresidenti Mike Pence, i cili më herët gjatë asaj dite kishte refuzuar kërkesën e zotit Trump për të ndërhyrë në procedurat për çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
Në një postim në Tëitter zoti Trump kritikoi zoti Pence për mungesë “guximi” menjëherë pasi senatori republikan Tommy Tuberville kishte njoftuar zotin Trump se nënpresidenti po evakuohej për arsye sigurie.
Avokatët e zotit Trump dhanë përgjigje kontradiktore të premten kur u pyetën nëse zoti Trump e dinte se zoti Pence ishte në rrezik kur publikoi postimin e tij. Disa senatorë republikanë thanë se ata kishin ende pyetje në lidhje me rolin e zotit Trump në sulmin e dhunshëm në Kapitol.
“Çështja është se cili ishte qëllimi i presidentit? Për këtë gjë vetëm presidenti mund të përgjigjej. Dhe presidenti zgjodhi të mos e bëjë”, u tha gazetarëve senatori republikan Bill Cassidy. Ai shtoi se nuk e kishte ndarë ende mendjen se si të votonte. Ish-Presidenti Trump e hodhi poshtë kërkesën e prokurorëve të çështjes për të dëshmuar në gjyqin e tij.
Bota
24 të vdekur nga një sulm me dron ukrainas, në Kherson
Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një hotel dhe kafene në Kherson gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit në jug të Ukrainës.
Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Horli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar.
Bota
Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret
Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.
Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.
Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.
Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Bota
Dhjetëra njerëz të vdekur nga shpërthimi në Zvicër (video momentit te shperthimit)
Një shpërthim në një bar të quajtur Le Constellation në një bar skish në Zvicër, ka shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu rreth orës 01:30.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit dhe ka shkaktuar panik mes klientëve dhe punonjësve. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit ka pasur shumë viktima, dhe disa kombësi janë të përfshira në këtë tragjedi.
Përhapja e zjarrit ka qenë e shpejtë dhe ka vështirësuar mundësitë e evakuimit. Dëshmitarët kanë raportuar për shpërthime të forta dhe shpërndarje të tymit të dendur.
Shkaku i zjarrit nuk është i qartë, por autoritetet fillimisht spekuluan për një shpërthim, ndërsa prokurori lokal ka theksuar se nuk ka dyshim që ky mund të jetë një akt i qëllimshëm.
Autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë viktimat dhe të plagosurit.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
