• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, August 25, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
​Sejdiu: S’duhet t’i ikim dialogut, sanksionet ndaj Serbisë po vonohen

​Sejdiu: S’duhet t’i ikim dialogut, sanksionet ndaj Serbisë po vonohen

by albnews
28 October, 2023
in Kosova
0
7
VIEWS

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaron se Bashkimi Evropian po vonon për të sanksionuar Serbinë. Ai konsideron se për këtë po ndikojnë disa faktorë, megjithatë shton se agresioni serbë i 24 shtatorit, tashmë është i qartë. Sejdiu thekson se Kosova meriton mbështetje të fuqishme dhe se nuk duhet të largohet nga dialogu. Në intervistën për KosovaPress, ish-kryetari i shtetit, deklaron se gjendja në veri është e tensionuar dhe për këtë kanë ndikuar shumë faktorë.

Në aktin e agresionit serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, Sejdiu thotë se qëllim ka qenë cenimi i integritetit të Kosovës.

“Për ne është me rëndësi se kjo letër, apo kjo kartë në të cilën ka luajtur Serbia është absolutisht një deshifrim total i gjithë projekteve që Serbia ka karshi Kosovës. Andaj, është tepër e nevojshme që të bëhet një radhitje e gjithë faktorëve të rëndësishëm edhe politikë dhe të sigurisë për të përballuar sfidat e tjera. Fatkeqësisht, tash është vrarë një efektiv i PK-së, Afrim Bunjaku, dhe qëllimi i atyre që kanë pas qëllim destabilizimin e Kosovës, kanë qenë të që të vriten edhe të tjerë, dhe të ketë viktima të shumta, me qëllim që të proklamojë paralelisht edhe para botës demokratike dhe të gjithë të tjerëve se nuk ka stabilitet, se Kosova nuk ka të ardhme, se është çdo gjë e imagjinuar, por nuk është një veprim real i forcave politike dhe i një shteti në ecje me synimin që një ditë të jetë edhe anëtar i BE-së”, deklaron ai.

Sejdiu konsideron se nga kjo ngjarje duhet t’i bëhet e qartë Serbisë se Kosova ka kufijë të paprekshëm dhe për mbrojtjen e tyre, garantojnë edhe ndërkombëtarët.

“Nga ajo që kemi parë, është një lojë që udhëhiqet nga faktori Rusi, sepse qëllimi i saj karshi luftës në Ukrainë, investimeve të saj të shembë një shtet demokratik siç është Ukraina, ka qenë që të zgjerojë konfliktin edhe në regjionet tjera dhe sipas tyre dhe sipas asaj që vazhdimisht është shprehur janë dy apo tre vendet e Ballkanit Perëndimor apo të Evropës Juglindore, siç është Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina. Në fokus të investimeve të mbrapshta që ata i bëjnë me qëllim që të destabilizojnë vendet e lartpërmendura. Për ne është shumë e rëndësishme që nxitohet në kuptimin e kualitetit për të pas një përmbyllje edhe këtij ciklit të bisedimeve që duhet të vijnë, Kosova ka zgjedh që moti rrugën e bisedimeve si rrugën më të drejtpërdrejt për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me relaksimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, assesi dhe në asnjë situatë çështjet e statusit, sepse pretendimi i serbeve është që të ketë trajtim të drejtpërdrejt kornizave themelore të shtetit të Kosovës dhe jo të njohë Kosovën siç janë edhe betimet e presidentit të Serbisë, Vuçiq”, shton ai.

Pavarësisht se ka kaluar një muaj nga sulmi, Sejdiu nuk përjashton mundësinë se akte të tilla mund të ndodhin përsëri.

Sipas tij, Serbia ka për qëllim destabilizimin e Kosovës në emër të të drejtave të minoritetit serb, edhe ashtu i diskriminuar pozitivisht me legjislacionin aktual.

“Ne nuk duhet të mbesim asnjëherë se ka përfunduar me një veprim të tillë sepse ajo synon gjithmonë se në Kosovë dhe në pjesë të saj nuk ka realizim të bollshëm të drejtave, lirive të njeriut në kuptimin e komunitetit serb e që është e kundërta sepse kanë të gjitha favoret në parim të atyre që janë të vendosura edhe në Kushtetutën e Republikës, është pra një diskriminim pozitiv, qëllimi saj është të stërzgjatë gjithmonë dialogun. Pra, një dialog që do të mbështetet sërish nga faktori ndërkombëtar që është nis dhe ndërprerë”, thekson Sejdiu.

Sejdiu konsideron se Bashkimi Evropian është vonuar në vendosjen e masave ndëshkueshme ndaj Serbisë, pas sulmeve terroriste që ndodhën më 24 shtator, në Banjskë.

“Ka një vonesë. Janë shumë faktorë që e determinojnë një veprim të tillë. Mendohet gjithmonë se me një analizë të skajshme mund të nxirret përgjigja më e mirë, përgjigjja është sheshazi, ka dalë ditën e 24 shtatorit në sulmin, në pjesën veriore të vendit dhe pas atij destabilizimi që kanë tentuar që ta fusim edhe popullatën serbe në lojë, janë të dijshme. Andaj, ne nuk duhet të shqetësohemi në kuptimin e frikës sikur serbët që kanë këtë ambicie që të trembin popullsinë, por duhet të shqetësohemi nganjëherë për hapat e ngadaltë që kanë shkuar deri tash sepse kemi nga fillimi i këtij cikli të bisedimeve nga 2011, deri tash. Prandaj, duhet të bëhet që pala jonë të jetë koperuese sikur ka qenë, kjo s’do të thotë të hiqet dorë nga parimet themelore që ka, dhe asnjëherë çështja e statusit të Kosovës nuk mund të preket”, thotë Sejdiu.

Ndërkaq, masat ndëshkuese që BE ka vendosur Kosovës, Sejdiu thotë se duhet të hiqen. Megjithatë, shton se Kosova duhet t’i kryej detyrat e saj.

Ai thotë se Kosova nuk duhet të largohet nga tryeza e bisedimeve me Serbinë.

“Ka shumëçka se duhet të shikohet edhe me pjesën e atyre sanksioneve apo masave ndëshkuese. Kosova meriton një mbështetje të fuqishme… Për ne është me rëndësi të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, të mbajmë këtë seriozitet që duhet ta ketë Kosova si faktor i pavarur, dhe natyrisht të bëjë punë shumë të madhe në pjesën e ringjalljes ekonomike të vendit… Kosova nuk duhet të ikë prej dialogut të mbështetur si duhet, dialog i drejtë që sjell paqe mes dy vendeve”, përfundon Sejdiu.

Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati një takim me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak. Në të njëjtën format takimi pati edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit, Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit, si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët më 21 tetor 2023./KosovaPress/

Previous Post

Linda Halimi “gjuan” vajza me bashkëshortin e saj. Deklarata që “çuditi” Kosovën mbrëmë

Next Post

Ka zona me 100-mijë banorë pa shkolla në Tiranë, Veliaj bën propagandë nga Bujanovci

albnews

albnews

Related Posts

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore
Kosova

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

24 August, 2025
Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar
Kosova

Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes
Kosova

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025
Next Post
Ka zona me 100-mijë banorë pa shkolla në Tiranë, Veliaj bën propagandë nga Bujanovci

Ka zona me 100-mijë banorë pa shkolla në Tiranë, Veliaj bën propagandë nga Bujanovci

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Maqedonia i bashkohet iniciativës për avancimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore

Maqedonia i bashkohet iniciativës për avancimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore

25 August, 2025
“Është shumë tmerrues”, Vietnami përgatitet për tajfunin Kajiki, mbyllen rrugë e aeroporte

“Është shumë tmerrues”, Vietnami përgatitet për tajfunin Kajiki, mbyllen rrugë e aeroporte

25 August, 2025
Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

25 August, 2025
Britania ndryshon rregullat e azilit! Apelimet do të shqyrtohen më shpejt, mijëra emigrantë pritet…

Britania ndryshon rregullat e azilit! Apelimet do të shqyrtohen më shpejt, mijëra emigrantë pritet…

25 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5816 shares
    Share 2326 Tweet 1454
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2955 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2860 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2084 shares
    Share 834 Tweet 521
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM