Sekretari amerikan: Amerika është kthyer

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, tha në një intervistë për BBC-në se Amerika është kthyer dhe është plotësisht e angazhuar për të ndihmuar rreth zgjidhjes së problemeve, përfshirë pandeminë, ndryshimet klimatime dhe ambiciet bërthamore të Iranit.

Në intervistën e tij të parë ndërkombëtare, kryediplomati amerikan e theksoi rëndësinë e vaksinimit të njerëzve kundër sëmundjes Covid-19 në mbarë botën, transmeton Gazeta Express.

Ai gjithashtu e kritikoi Kinën për mungesën e transparencës për ta zbuluar prejardhjen dhe përhapjen e koronavirusit. Deklarata e Blinketin erdhi në ditën kur udhëheqësit e Grupit G7 zhvilluan një takim virtual.

Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 4 miliardë dollarë për programin e vaksinimit, Covax, me të cilin synohet shpërndarja e mbi dy miliardë dozave të vaksinës në 190 shtete për më pak se një vit.

“Derisa secili në botë të vaksinohet, askush nuk është plotësisht i sigurt, sepse nëse virusi është ende aty dhe duke vazhduar të përhapet, ai edhe do të pësojë ndryshime dhe nëse është duke ndryshuar, do të kthehet dhe do t’i prekë njerëzit gjithkund”, tha shefi i Departamentit të Shtetit.

Ai foli edhe rreth mosmarrëveshjes me Iranin për programin bërthamor, duke thënë se ShBA-ja dhe Evropa janë përsëri në të njëjtën vijë për këtë çështje.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë për sa kohë: nëse Irani u kthehet obligimeve të marrëveshjes bërthamore, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë të njëjtën gjë”, tha Blinkeni.

Share This Article