Sekretari amerikan Blinken mbërin në Izrael!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Izrael, në vizitën e tij të dytë në këtë vend brenda pak ditësh që pas shpërthimit të konfliktit me militantët e Hamasit.

Blinken pritet të zhvilloi takime me krerët e shtetit hebre, në fokus të të cilave do të jetë kërkesa që Izraeli të bëjë maksimumin për të ulur numrin e fataliteteve në radhët e civilëve, duke qenë se që nga nisja e ofensivës në Gazës janë vrarë më shumë se 9000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve civilë.

Një thirrje e ngjashme u bë dhe nga presidenti Biden gjatë një takimi elektoral ku kërkoi pezullimin e luftimeve për të lejuar kalimin e ndihmave dhe të lënduarve.

Pas qëndresës në Izrael, Blinken do të udhëtojë më pas drejt Jordanisë.

Vizita e Blinken në Tel Aviv përkon në një kohë kur ushtria izraelite tashmë e ka rrethuar të gjithë territorin e Gaza City dhe është angazhuar në një betejë trup më trup me militantët e Hamasit.

Share This Article