• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Të mos gënjejmë veten, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Të mos gënjejmë veten, Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

by albnews
20 March, 2024
in Bota
0
32
VIEWS

Ukraina ka vazhduar të rrëzojë dronët e nisur nga forcat ruse, të cilat kanë bërë edhe sulme me artileri për të bombarduar zonat e rajoneve kufitare. Ndërkaq sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës në luftën kundër Rusisë, megjithëse Kongresi amerikan vazhdon të mos miratojë fondet për dërgimin e armatimeve të reja.

Mesazhi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes iu drejtua udhëheqësve të mbi 50 vendeve nga Evropa dhe mbarë bota, të cilët janë mbledhur në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani. “Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Ukrainën. Ky koalicion nuk do të lejojë që Ukraina të dështojë. Dhe bota e lirë nuk do ta lërë Ukrainën të dështojë”, tha ai.

Sekretari Austin paralajmëroi të martën se agresioni rus nuk do të ndalet me Ukrainën. “Zonja dhe zotërinj, le të mos gënjejmë veten: Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Por siç ka thënë presidenti Biden, Ukraina mundet ta ndalë Putinin, nëse e mbështesim Ukrainën dhe i japim armët që i duhen për t’u mbrojtur. Rrezikohet mbijetesa e Ukrainës dhe e gjithë siguria jonë”, tha sekretari Austin.

Ukraina ndërkaq ka vazhduar të rrëzojë dronët e dërguar nga forcat ruse, të cilat kanë sulmuar edhe me artileri, duke lënë pas zona të tëra të shkatërruar në rajonet kufitare, si rajoni Sumy.Takimi në Gjermani zhvillohet vetëm një javë pasi zyrtarët amerikanë të mbrojtjes arritën të mbledhin 300 milionë dollarë nga ulja e kostove të kontratave për të financuar ndihmat e radhës për Ukrainën, duke tërhequr armatim nga rezervat aktuale të Pentagonit.

Kjo ishte dërgesa e parë e armatimeve që nga dhjetori, megjithëse kushtet në fushëbetejë në Ukrainë janë rënduar gjithnjë e më shumë.“Së bashku, grupi i kontaktit do të shtojë përpjekjet për të siguruar ndihmën jetike për Ukrainën. Republika Çeke ofroi rishtazi 800 mijë predha artilerie shumë të nevojshme. Gjermania, Franca, Danimarka dhe Suedia ka njoftuar rishtazi ndihma të reja të rëndësishme ushtarake. Këto janë investime për betejën e drejtë të Ukrainës ndaj agresionit rus. Dhe këto janë investime edhe për sigurinë tonë të përbashkët, për sigurinë evropiane dhe sigurinë globale”, tha sekretari Austin.

Kongresi amerikan vazhdon të jetë në ngërç për këtë çështje prej muajsh, megjithëse është paraqitur një projektbuxhet prej 95 miliardë dollarësh, nga i cili 60 miliardë dollarë janë propozuar si ndihma për Ukrainën. Zyrtarët amerikanë thonë se ekziston mbështetje e mjaftueshme dypartiake për ta miratuar këtë propozim, por një numër republikanësh e kundërshtojnë atë dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson refuzon ta përfshijë në kalendarin e votimit.

Previous Post

Habit ambasadori amerikan në Beograd: Serbia është më afër NATO-s se Kosova

Next Post

Saimiri e paditi, reagon Egla: Prova për ngacmimin seksual nuk kam, por do bëj diçka

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Saimiri e paditi, reagon Egla: Prova për ngacmimin seksual nuk kam, por do bëj diçka

Saimiri e paditi, reagon Egla: Prova për ngacmimin seksual nuk kam, por do bëj diçka

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

Milan alla-shqiptar, Tare pas Modriç i vë syrin Granit Xhakës

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM