Sekretari britanik i Mbrojtjes: Në Evropë duhet të shqetësohemi të gjithë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, deklaroi se Rusia ka aneksuar de fakto një pjesë të territorit të shtetit sovran të Ukrainës, raporton Anadolu Agency(AA).

“Nuk duhet të hezitojmë të bëjmë çfarëdo që duhet për të penguar Putinin të minojë vlerat e NATO-s, Evropës dhe më e rëndësishmja vlerat tona”, tha Wallace në fjalimin e tij në hapjen e Takimit të Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës Jashtë shtetit (JEF), ku morën pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve baltike dhe skandinave.

Wallace deklaroi se vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturën Republikë Popullore të Donetskut dhe të ashtuquajturën Republika Popullore e Luhanskut kundërshton qartë ligjin ndërkombëtar.

“Në Evropë të gjithë duhet të shqetësohemi”

Wallace nënvizoi se situata në Ukrainë është “jashtëzakonisht serioze”, duke shtuar se Ukraina është një shtet sovran, territori i të cilit tani sipas tij është de facto i aneksuar.

“Ukraina është një shtet sovran dhe demokratik në Evropë. Në Evropë të gjithë duhet të shqetësohemi. Nuk duhet të hezitojmë të bëjmë çfarëdo që duhet për të penguar Putinin të minojë vlerat e NATO-s, Evropës dhe më e rëndësishmja vlerat tona”, theksoi ai.

Share This Article