Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, së fundmi ka deklaruar se vendi i tij do të duhej të përgatitet për luftëra të reja që përfshijnë Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin.
Shapps me tej shtoi se këto luftëra mund të shpërthejnë në pesë vitet e ardhshme. Sipas indipendent Shapps deklaroi se bota ka kaluar në një fazë të paraluftës dhe u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
“Ndërsa Rusia vazhdon fushatën e saj të paligjshme në Ukrainë, Kina po vlerëson nëse Perëndimi do të humbë durimin. Në pesë vjet ne mund të shohim më shumë konflikte që përfshijnë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Pyesni veten, duke parë konfliktet e sotme në mbarë botën, a ka më shumë gjasa që numri i konflikteve të rritet apo të zvogëlohet? Mendoj se të gjithë e dimë përgjigjen, ndoshta do të rritet. Këto kërcënime të kombinuara mund të çojnë në kolapsin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla të vendosura për të ruajtur paqen pas Luftës së Dytë Botërore. Prandaj, bota e sotme është, për fat të keq, shumë më e rrezikshme”, tha Shapps.
Sekretari britanik i Mbrojtjes bëri të ditur se Britania do të rrisë shumë shpenzimet e mbrojtjes ndërsa komentoi për vendosjen e 20,000 ushtarëve në të gjithë Evropën Lindore duke paralajmëruar se epoka e paqes e pas Luftës së Ftohtë ka marrë fund.