Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia është kërcënimi numër një i Britanisë së Madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace ka deklaruar se Britania e Madhe e sheh Rusinë si kërcënimin numër një.

Ne një intervistë për të përditshmen The Telegraph, ai u ndal tek provokimet e anijeve ushtarake ruse, të cilat kohëve të fundit kishin lundruar afër ujërave territorial britanike.

Paralajmërimi i tij vije pas njoftimit të The Sun, se në nëntor të vitit të kaluar, një anije patrulluese e Marinës së Mbretërisë kishte zbuluar prani të anijeve ushtarake ruse në ujërat e kanalit La Manche, i cili ndanë vendin nga Franca.

Bëhet e ditur se anijet e pikasura ishin spiune – anija Viktor Lenov e cila mbështetej nga ajo Sergey Osipov.

Anijet spiune ruse ishte pikasur rreth 50 kilometra larg Raf Lossiemouthit, ku gjendet selia e Flotës britanike të Aeroplanëve spiunë detarë P-8 Poseidon.

Që nga viti 2013 janë evidentuar së paku 150 raste ku anijet ushtarake ruse ju kishin afruar brigjeve britanike.

Deklarata e Wallace vije dy muaj pas “rishikimit gjithëpërfshirës të politikave të mbrojtjes të Britanisë së Madhe, deri në vitin 2030”. Në dokumentin e rishikuar, Britania e Madhe e quan Rusinë si kërcënimi kryesorë.

Vlen të cekët se 24 orë para deklaratës së sekretarit të Mbrojtjes, kreu i Komandës Strategjike Britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, kishte ngritur shqetësimet se Britania e Madhe i kishte zvogëluar aktivitetet e saja mbrojtëse në fund të Luftës së Ftohtë.

Në kuadër të ngritjes së shqetësimeve për sigurinë, gjenerali Sanders, paralajmëroj se niveli i sulmeve kibernetike dhe të spiunazhit kundër shteteve Perëndimore është duke u rritur.

Share This Article