Sekretari i Jashtëm britanik thirrje Albin Kurtit:  Kosova të çtensionojë situatën në veri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly, ka kërkuar që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapat e nevojshme për të çetensionuar situatën në veri.

Cleverly e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me kryeministrin Kurti në Londër ditën e sotme. Ai theksoi se në mesin e hapave që duhet ekzekutivi kosovar të ndërmarrë janë, sigurimi që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të mund të punojnë nga vende alternative, të tërhiqen njësitë speciale policore nga ndërtesat e komunave dhe të ndërmerren hapa për zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse.

Britania e Madhe ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2018, dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si shtet i pavarur dhe multietnik në një rajon stabil dhe prosperues.

Ia bëra të qartë kryeministrit Kurti se vazhdimi i tensioneve vë në rrezik të arriturat në Kosovë, që janë arritur gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Cleverly pas takimit me Kurtin.

Sipas njoftimit të qeverisë britanike, zyrtari i lartë britanik ka theksuar se Kosova dhe Serbia janë përgjegjëse që të veprojnë tani për të çtensionuar situatën dhe për të shmangur çdo veprim të mëtejmshëm apo retorikë nxitëse.

Sekretari i Jashtëm britanik po ashtu mirëpriti lirimin e tre policëve të Kosovës, që mbaheshin në paraburgim në Serbi, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv.

Share This Article