Sekretari i NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, të martën takohet me Osmanin e Kurtin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konfirmohet vizita e Sekretarit të NATO-s në Kosovë, do të takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.

NATO njofton se gjatë kësaj vizite, Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.

Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Ata poashtu do të takohen me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Drejtorin e NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat, si dhe do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë me personelin e KFOR-it dhe NALT-it.

Po ashtu, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, përfshirë Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin Aivo Orav, kreun e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gjeneral Major Giovanni Barbano, Përfaqësuesen e Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefen e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, si dhe Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së, Cornelia Taylor./ Telegrafi.

Share This Article