Sekretari i OMONIA zbulon një tjetër incident pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marin Suli, sekretari i OMONIA në Himarë tha në “Now” se arrestimi i kandidatit të “Bashkë fitojmë” në Himarë, Fredi Belerit është e motivuar nga një akuzë e montuar politikisht dhe se përgjegjës për këtë është kryeministri.

“Është një akuzë e montuar politikisht  nga Zoti Rama dhe kandidati i tij në Bashkinë e Tiranës. Prova kryesore është se nuk ka pasur kushte flagrance dhe nuk ka pasur shkëmbim”.


Suli tha gjithashtu se  pas arrestimit të Fredi Belerit ka ndodhur edhe një incident tjetër me një tjetër person të shtabit elektoral të “Bashkë fitojmë”,- Marin Suli. “Mitingu përmbyllës ishte në kushte jo normale, se lideri ishte i izoluar politikisht. U arrestua politikisht, Pjesëmarrja në miting ishte shumë e madhe. Gjithashtu ka prani shumë të madhe të policisë së shtetit dhe pak kohë më parë ndodhi një incident tjetër me një person tjetër të shtabit tonë elektoral, i cili është Vladimir Komiu. Atë e shoqëroi policia e Sarandës dhe nga atje shkoi në komisariatin Vlorë. Edhe ky është në terr informativ”,-tha Marin Suli 

Share This Article