Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e viziton Tiranën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë që opozita ka thirrur një protestë ditën e dielë, po këtë ditë Shqipërinë pritet ta vizitojë  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg do të ketë takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Me Ramën do të ketë një konferencë shtypi në orën 15:20.

Burimet bëjnë të ditur se një ndër çështjet që pritet të diskutohet është situata politike në vend.

Stoltenberg viziton Shqipërinë në një situatë të tensionuar, kur opozita proteston, ndërsa qeveria është e vendosur të hyjë në  zgjedhje. 

Të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita ka paralajmëruar pengimin e tyre.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog.

/Ora News.tv/

Share This Article