Sekretari i përgjithshëm i OKB-së merr dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të enjten e mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

“Isha me fat dhe mirënjohës që sot mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Ne duhet t’i kthehemi punës për t’u siguruar që vaksina të jetë e qasshme për të gjithë, gjithkund. Me pandeminë, asnjëri nga ne nuk është i sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ai u vaksinua në një shkollë të mesme të Nju Jorkut, ku po vaksinohen edhe moshatarët e tij, shkruan Anadolu.

Ndryshe, që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka shkaktuar mbi 2.1 milionë vdekje në mbarë botën, duke përfshirë 192 shtete e rajone.

Mbi 101 milionë persona janë infektuar, ndërsa më shumë se 56 milionë tashmë janë shëruar. Shtetet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili.

Share This Article