Sekretari Rubio uron Kosovën: ShBA-të krenare që kanë mbështetur rrugëtimin drejt një shteti sovran, nderojmë miqësinë mes popujve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur urimet e tyre më të ngrohta me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ai theksoi rëndësinë e këtij momenti si një mundësi për të reflektuar mbi “qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.”

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e sekretarit Rubio.

Ai ka shtuar se siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës. Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”, thuhet mes tjerash në urimin e sekretarit amerikan. /Telegrafi/

Share This Article