Sekretarja e jashtme: Mbështes britanikët që duan të luftojnë përkrah ukrainasve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thirrjes së presidentit Zelensky që fton qytetarët nga e gjithë bota që duan t’i bashkohen luftës kundër pushtimit rus të Ukrainës, i ka bërë jehonë edhe sekretarja e jashtme britanike Liz Truss.

Në një intervistë në programin e mëngjesit në BBC, ajo u shpreh se ky është një vendim i drejtë, pasi atje luftohet për lirinë dhe demokracinë.

“Po e mbështes. Ky është një vendim i drejtë. Populli ukrainas po lufton për lirinë dhe demokracinë. Dhe po luftojnë jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën, sepse kjo është sfida që presidenti Putin ka. Dhe sigurisht që nëse njerëzit duantë mbështesin këtë luftë, unë i mbështes ta bëjë atë”, tha sekretarja britanike.

Më tej gazetarja pyet: “Pra ju mbështesni britanikët që dëshirojnë të luftojnë për të ndihmuar popullin ukrainas ndaj sulmit të Rusisë?”

“Sigurisht”, tha Liz Truss, që ndër të tjera shtoi se po shihet mundësia që një pjesë e refugjatëve që kanë lënë Ukrainën të shkojnë në Britani.

Share This Article