ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave 5 hours ago
Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë 5 hours ago
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë 5 hours ago
Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro 5 hours ago
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij të mitur, Kanadaja ndalon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Sekretet e “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha, do të deklasifikohen, s’do të jenë më “Sekret Shtetëror”

albnews by albnews
24 January, 2023
in Albania
0
Sekretet e “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha, do të deklasifikohen, s’do të jenë më “Sekret Shtetëror”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Vila nr. 31”, ose siç njihet ndryshe “Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”. Vendimi është publikuar sot, dhe Radio Televizioni Shqiptar sjell detaje lidhur me shkaqet dhe arsyet që e kanë shtyrë Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, që të mos e klasifikojë më tej informacionin rreth kësaj godine si të “Klasifikuar” dhe “Sekret Shetëror”.

Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror (KDZH) në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, bëhet e ditur se tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial”.

RelatedPosts

Taulant Toma arratiset për herë të katërt nga burgjet italiane

Sharrë, pinca dhe darë/ U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Milano, zbulohen mjetet që përdori 41-vjeçari shqiptar

Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

Kjo vërtetohet tashmë edhe nga dokumenti me shkresën përcjellëse, “Projekt i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, me nivel klasifikimi “Konfidencial”, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”, “Për miratimin e rregullores për deklasikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”.

Arsyet për deklasifikimin e dokumentit të sipërcituar, i referohen një shkrese të ardhur nga Ministria e Kulturës “Propozim për bashkëpunim në fushën e kulturës”, ku shprehet interesi që ky dokument të deklasifikohet, pasi diktohet nga interesa të tjerë të ndryshëm në krahasim me nevojën për të mbajtur dokumentin rreth “Vilës nr. 31”, si të klasifikuar.

Në vijim të shkresës së sipërcituar të ardhur nga Ministria e Kulturës, grupet e punës mes ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, kanë zhvilluar disa takime të njëpasnjëshme, duke analizuar prioritet dhe objektivat afatgjatë në mbështetje të programeve kulturore, të cilat do t’i ofrohen një publiku më të gjerë dhe që duhet të zhvillohen në ambientet e Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”.

Në këto takime është vlerësuar se ka interes për të ridimensionuar/rinovuar ambiente të Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”, në funksion të organizimeve dhe promovimeve të ndryshme artistike, kulturore etj., nga studiues vendës dhe të huaj, gjë që përbën përparësi, si dhe është në funksion të përmirësimit dhe të zhvillimit të politikave favorizuese në fushën e krijimtarisë artistike për vendin tonë.

“Implementimi i zbatimit të projektit në ridimensionimin e ambienteve të Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31, ka për qëllim të ruajë karakterin e saj ceremonial, por njëkohësisht të jetë edhe i hapur për publikun. Duke qenë se, dokumenti “Projekti i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, i klasifikuar “Konfidencial”, përbën një element të rëndësishëm për zhvillimin e procedurës së hapur të prokurimit publik, me objekt: “Rikonstruksioni i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, ai duhet të deklasifikohet.”- thuhet në bibliografinë e informacionit të deklasifikuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe që bëhet publik nga televizioni publik.

Një kopje e publikimit të bibliografisë do t’i dërgohet zyrtarisht edhe DSIK-së.

Çfarë është “Vila nr. 31” dhe pse mori këtë emër?

Kur bëhet fjalë për ish- vilën e diktatorit Enver Hoxha, ende publiku në ditët tona i referohet këtij objekti si “Vila nr.31”.

Pavarësisht se kuptimi i këtij numri, pas përmbysjes së sistemit komunist ka rënë, dhe nuk figuron gjëkundi, prap ky numër vijon të mbetet në fuqi. Rajoni i banimit të udhëheqësve të partisë e të shtetit administristrohej nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB.

Objektet kryesore kishin nga një numër. Në kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga MPB-ja. Në fakt i ka mbetur “Vila nr. 31”, pasi me këtë numër ishte në listën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, që do të ruhej në rast lufte.

Ndërtesa e ish- vilës së Hoxhës

Vila ku ka jetuar ish- diktatori komunist, Enver Hoxha, është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton, në një pjesë të saj, deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri.

Kjo shtëpi, e ndodhur në zonën e ish- Bllokut, ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës komuniste.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave

Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave

8 December, 2025
Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

8 December, 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

8 December, 2025
Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

8 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result