Sektori ajror premton neutralitetin e karbonit për 2050

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sektori ajror britanik premtoi sot se do të arrinte neutralitetin e karbonit deri në 2050, në sajë të projekteve për avionë më pak ndotës dhe mekanizmave të diskutueshëm të kompensimit, gjë që OJQ-të e konsiderojnë si të gabuar.

Ky angazhim për të reduktuar emetimet e karbonit është mbështetur nga organizata “Sustainable Aviation” që përfshin aeroportin londinez të “Heathrow”-t, kompanitë ajrore të “British Airways” dhe “EasyJet”, prodhuesit “Airbus” dhe “Boeing” apo dhe motoristin “Rolls-Royce”.

Këto grupe sigurojnë pushtetin për të respektuar këtë objektiv, që është gjithashtu ai i vendosur nga Britania e Madhe për të gjithë vendin, pavarësisht rritjes së fortë me 70% të trafikut ajror pritur deri në 2050./ATSH/

Share This Article