Sekuestrimi i incineratorit të Tiranës/ Basha dhe Bardhi: Hapi i duhur. Paratë e vjedhura të kthehen në buxhetin e shtetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekuestrimi nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) e incineratorit të Tiranës ka nxitur reagimin e politikanëve. Kreu i zgjedhur i PD-së, Lulzim Basha, përshëndeti vendosmërinë e SPAK-ut për hetimin e asaj që e konsideroi si aferën e shekullit dhe një megaskandal korruptiv.

Basha shprehu mbështetje të plotë ndaj institucioneve të drejtësisë dhe u kërkoi që të veprojnë pa hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazmë të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi. Ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka”, shkroi Basha në rrjetin social Facebook.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se sekuestrimi i incineratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë për drejtësi ndaj asaj që e cilësoi si aferën korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit. Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, shkroi Bardhi në rrjetin social Twitter.

Gjykata e Posaçme vendosi të martën sekuestrimin e incineratorit të Tiranës pasi hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zbërthyen skemën si Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri fshehën gjurmët prej kompanisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., e cila ka të drejtën e ndërtimit dhe menaxhimit të incineratorit.

Share This Article