Sekuestrimi i mbi 37 mijë fidanë lëndë narkotike në Velipojë, Balla: Përgëzoj Policinë e Shtetit për aksionin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar sekuestrimin e mbi 37 mijë fidanë lëndë narkotike në Velipojë.

Balla shprehet se përgëzon Policinë e Shtetit për këtë aksion, duke shtuar se inkurajon të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të intensifikojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

Reagim i ministrit të Brendshëm,Taulant Balla:

🇦🇱 Ardhja e pranverës rikthen edhe përpjekjet e grupeve kriminale për kultivim të bimëve narkotike. Policia e Shtetit duhet t’i intensifikojë veprimet parandaluese që në momentet e para të tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Përgëzoj Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për sekuestrimin e mbi 37 mijë fidanëve cannabis sativa, dhe për goditjet e njëpasnjëshme për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike dhe inkurajoj të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të intensifikojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

Share This Article