Sekuestrohen 2.3 kg kokainë, do të shitej 30 mijë euro kg në zona të ndryshme në Tiranë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kokainën e siguronin në sasi të mëdha më pas e shisnin rreth 30 mijë euro kg në vende të ndryshme të Tiranës.

Këmbimi i fundit do të bëhej në rrugën “Rrapo Hekali”. Në çantë kishin 2 pako me kokainë me peshë totale 2 kg e 300 gra. Por ndërhyrja e policisë u prishi planet dhe çoi në pranga 5 persona

Dy banorë në Tiranë dhe tre banues në Sarandë u arrestuan në kuadër të  operacionit “Kodra e Diellit 2”
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Të arrestuar janë  D. M., 31 vjeç, E. L., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, K. M., 29 vjeç, O. M., 34 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.

Policia dyshon se  5 personat nuk janë të vetëm në këtë rrjet të trafikut të drogës prandaj po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë dosja I ka kaluar për hetim prokurorisë së Tiranës

Share This Article