Sekuestrohen çeqe me vlerë 1 milion dollarë, arrestohen dy italianë në Han të Hotit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shtetas italianë janë arrestuar për falsifikim të letrave me vlerë, nga efektivët e policisë Kufitare në doganën e Hanit të Hotit, teksa tentonin të largoheshin nga Shqipëria.

Uniformat blu bëjnë me dije se në automjetin e Roberto Musumeci dhe Cristiano Sia janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara si të falsifikuara, me vlerë totale 1 milion dollarë.

“Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. 44 vjeç dhe C. S. 49 vjeç, në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë). Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.”

Share This Article