Sekuestrohen dy tonë kokainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Letonisë sekuestroi sot në Koknese mbi dy tonë kokainë, që ishte me origjinë nga Ekuadori, që wshtw një sasi rekord e kapur në këtë shtet balltik.

Kreu i policisë kriminale letone, Andrejs Grisins u shpreh në një prononcim për median se ngarkesa me kokainë me siguri kishte një tjetër destinacion, me shumë gjasa për trafikantët e paligjshëm të drogës në Skandinavi.

”Konfiskuam 2195 paketime që përmbanin 80% kokainë të pastër, të ambalazhuara në 42 arka banane”, shtoi ai, transmeton ATSH.

“Çmimi i sasisë së kokainës është rreth 30.000 euro kilogrami. Trafikantët e drogës kanë humbur deri në 65 milionë euro, por nëse vlera e mallit do t’i dorëzohej porositësit, mund të arrinte ndoshta edhe një miliard euro”, thekson Grisins.

Pesë shtetas letonë u ndaluan gjatë kontrollit. Ata rrezikojnë të dënohen deri në 15 vite burg./KosovaPress/

Share This Article