Sekuestrohet një ton kokainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth një ton kokainë me destinacion Belgjikën, fshehur në një kontejner me pure bananeje, u sekuestrua nga policët anti-drogë të Kosta Rikës, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Michael Soto.

Rreth 954 kilogramë drogë u zbuluan gjatë inspektimit të kontenierit. Ato ishin ndarë në paketa të presuara prej një kilogramësh dhe ishin vendosur në 29 valixhe, të fshehura gjithashtu mes bidonëve të mëdhenj me pure bananesh.

“Që prej fillimit të vitit, policia anti-drogë ka zbuluar në zonën portuale të Limon-it nëntë kontejnerë ku ka qenë fshehur drogë”, theksoi ministri.

“Më shumë se 5,5 tonë kokainë është sekuestruar”, shtoi Soto.

“Më shumë se 37 tonë drogë, kryesisht kokainë dhe mariuhanë, janë sekuestruar në total në Kosta Rika që prej fillimit të vitit”, shtoi ai./ATSH/

Share This Article