Sekuestrohet një veliere, u gjet e braktisur në det të hapur! Dërgohet në portin e Sarandës, nuk u gjetën sende të kundërligjshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një velier është gjetur e braktisur në det të hapur dhe është dërguar për verifikim në portin e Sarandës. Velieria u gjet nga anija e peshkimit “Rozafa 23” më 10 qershor, rreth 51 milje larg ishullit të Sicilisë në Itali.

Velierja “Bavaria 50” u mor nga e anija e peshkimit “Rozafa 23”, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

“Anija e peshkimit ka njoftuar Kapitenerinë e Sicilisë dhe Delta Force e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundërligjshme si dhe kanë kryer verifikimet e tjera përkatëse dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, ja kanë dhënë velieren kapitenit të anijes Rozafa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mjeti lundrues mbërriti në portin e Limjonit, Sarandë në orën 09:00 dhe është sekuestruar duke pritur të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë.

Share This Article