Sela: Ahmeti për 18 vite nuk mundi të jetë kryeministër i shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë vazhduar fushatën në Sllatinë të Tetovës. Kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se 15 korriku shqiptarët vendosin se kush do të jetë kryeministri i tyre, duke akuzuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti që për 18 vite nuk mundi të jetë kryeministër i shqiptarëve.

“18 vite me radhë shqiptarët e kanë votuar Ali Ahmetin për të qenë kryeministër i shqiptarëve, ndërsa më 15 korrik ju do na votoni ne për të qenë kryeministra të shqiptarëve. Ajo parti e cila merr legjitimitetin për kryeministër e zgjedhin shqiptarët. 18 vite me radhë nuk e zgjodh problemin e ujit të pijshëm për Tetovën dhe jo vetëm. Ne kemi bërë aktivitet edhe para zgjedhjeve dhe nuk kemi lënë vendbanim pa vizituar. Shqiptarët e vuajnë ujin për pije”, tha Ziadin Sela./Alsat/

Share This Article