Sela: Është e papranueshme të anashkalohet ligji dhe të respektohet marrëveshja mes dy liderëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela për “Alsat” tha se është e papranueshme që vendi të vijë në situatë ku duhet të respektohet një marrëveshje e arritur mes dy liderëve të partive politike dhe në anën tjetër të anashkalohet ligji që është në fuqi.

Kreu i ASH-së i pyetur rreth amendamentit që ditëve të fundit u publikua në opinion, me çrrastë deputeti i kësaj partie Halil Snopçe kërkon që regjistrimi të mbahet në qershor, Sela këtë e cilësoi si tentim të BDI-së për të fshehur tradhtinë që ua bëri shqiptarëve.

“Ne kishim të drejtë edhe atëherë, kemi të drejtë edhe sot, sepse është nj proces i cili veçmë ka nisë dhe nuk mund ti ndërpresësh në gjysmë të rrugës qytetarët. Për X arsye tani po hapen edhe tema të tjera. Nga ajo që dëgjuam në pres konferencë se ka ardhur puna të respektohet vendimi i kryetarit të një partie dhe të mos respektohet ligji.

Po përdoren edhe definicione tjera tani, jo evidentimi, verifikim dhe gjithë kjo me të drejtë hapin dilema tek qytetarët, tek ata të cilët janë të regjistruar që të kemi një proces regjistrimi real. Atë që e kemi kërkuar jo tash, jo para 10 viteve, nga vitet 90.

Amendamenti që ju e përmendi është shembulli më i qartë se si mundohet BDI-ja të manipuloj opinionin, të fsheh tradhtinë që ua bën shqiptarëve duke hedhur fajin diku tjetër, në ndërkohë që në dorë për tu shtyu ose për të mos u shty regjistrimi e kemi ne, vetëm ne”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Share This Article