Sela: Kërkojmë zgjedhje për të fituar legjitimitet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela rikonstruimin e Qeverisë e vlerëson si makijazh të lehtë dhe gëlltitje e fjalëve të kryeministrit Zaev për premtimin e dhënë mes dy raundeve në zgjedhjet presidenciale për ti motivuar shqiptarët të votojnë për kandidatin e partisë së tij.

Ziadin Sela në një intervistë për Alsat tha se nuk është në bisedime me kryeministrin Zaev për tu bërë pjesë e ekzekutivit. Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje të parakohshme për të fituar siç tha Sela legjitimitetin tek shqiptarët. Sela foli edhe për “bombat” dhe marrjen në pyetje të rinjve që kishin shkruar grafitë./Alsat/

Share This Article