Ziadin Sela tha se Kumanova e soli ndryshimin që në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020 kur i bëri fitimtarë koalicionin Aleanca për Shqiptarët- Alternativa dhe shtoi se ky ndryshimin duhet të vazhdohet edhe tani në zgjedhjet lokale.
Sela tha se ky koalicion bashkë me ndryshimin ka sjellë standarde të reja.
“Standardi jonë është puna, përkushtimi, mbajtja e fjalës së dhënë, mbajtja e premtimit dhe dalja përpara qytetarëve duke dhënë llogari”, ka thënë Ziadin Sela.
Sela tha se ata flasin për standardin e Gostivarit, Bogovinës dhe Vrapçishtit, ndërsa ky standard, tha ai, është premtime të dhëna para katër viteve, premtime të realizuara sot.
Ziadin Sela tha se standardi ia tyre nuk është për interesa personale dhe individuale.
“Ne jemi këtu në Kumanovë dhe bashkë me Afrimin nuk është që nuk i dimë problemet e Kumanovës. Nëse duhet flasim për problemet që i ka Kumanova, mund t’i përmendim me qindra që i ka, por unë do t’i përkufizoja vetëm me një fjalë: PABARAZI. Kumanovë ku do që ec e shef dhe e ndjen pabarazinë. E shef pabarazinë tek shkollat që rinë pranë njëri tjetrit, e ndajnë të njëjtin oborr, Naim Frashi me Vuk Karaxhiqin, e këndej janë 1300 nxënës, e këndej vetëm 150 nxënës, me të njëjtat hapësira dhe me të njëjtin buxhet për të dyja”, tha Ziadin Sela, duke shtuar se këtë pabarazi kumanovarët e jetojnë për çdo ditë.
Ai tha se kandidatura e Bekim Saliut është shumë më e fuqishme dhe e rëndësishme se cdo kandidaturë tjetër.
“Shqiptarët të gjithë pa marrë parasysh bindjeve politike, nuk duhet të dalin vetëm të votojnë, ata duhet të dalin më 17 tetor të protestojnë me votë duke rrethuar me numrin 6 dhe duke votuar Bekim Saliu. Vota për Bekim Saliun është votë kundër kësaj pabarazie, vota për Bekim Saliun duke rrethuar numrin 6 është votë për tu arritur barazia dhe për tu zhdukur dallimet që i kanë këto dy pjesë të lagjeve”, deklaroi Sela.
Zadin Sela tha se kundërshtarët politik këto 20 vite përpos se kanë qenë hipokrit asgjë tjetër nuk kanë bërë.
“Vijnë në mes natë dhe mundohen të të blejnë, të frikësojnë dhe shantazhojnë dhe të nesërmen flasin që dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë, dhe zgjedhjet duhet të jenë civilizim. Po është e vërtet, dita e zgjedhjeve duhet të jetë festë, ama edhe fushata parazgjedhore do të duhet nga ana e juaj të mos përçudnohet deri në nivelin që e keni degraduar këtë sjellje. Aspak nuk ju ka hije të shkoni dhe të frikësoni dhe të shantazhoni shqiptarët”, deklaroi Sela.
Ziadin Sela tha se do të duhet t’i jepet fund pushtetit të tyre edhe pse janë zgjedhje lokale, pesha e votës më 17 tetor, e ka po të njëjtën rëndësi si zgjedhje nacionale.
“Më 17 tetor vendoset përveç se për Bekimin për të protestuar dhe për të folur zëshëm kundër kësaj pabarazie, vendoset edhe për ardhmërinë politike të 10 vjeçarit të ardhshëm”, tha Sela, duke shtuar se tani është koha për të thënë mjaft më, “mjaft më që shtëpitë t’i kemi plotë dhe jo boshë”.